VIDEO/ Tentoi të grabiste me kallash “Fibank-un”, momenti kur autori arrestohet nga policia!

Aktualitet

VIDEO/ Tentoi të grabiste me kallash “Fibank-un”, momenti kur

Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të 58-vjeçarit Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabiste me kallashnikov bankën e nivelit të dytë, “Fibank”, në Rrugën e  Kavajës në Tiranë.

Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej efektivëve është duke e prangosur, ndërsa një tjetër, pak metra më tutje, me armë në dorë e ruan për të mos u larguar.

Sipas policisë, mësohet se Bardhyl Fusha ka qëlluar një herë me armë në dysheme, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë dhe arma tip kallashnikov.

Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

VIDEO/ Tentoi të grabiste me kallash “Fibank-un”, momenti kur

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.

ME TE LEXUARAT