Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër mbështetjes së krerëve të UÇK-së
Lajmifundit
/
12 Shkurt 2026, 22:03
Kosovë&Rajon

Vetëm një deputet votoi kundër rezolutës së Kuvendit të Kosovës në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Kundër dokumentit u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.
Rezoluta, e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), u miratua me 90 vota pro dhe asnjë abstenim. Lista Serbe nuk ishte e pranishme në sallë gjatë votimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deklaroi se ishte në parim pro rezolutës, por kërkoi shtimin e një pike për dhënien e drejtësisë për vrasjet politike. Kërkesa u paraqit nga shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku.


