EMRAT/ Pezullohen nga detyra katër punonjës policie, ja për çfarë akuzohen

Aktualitet

EMRAT/ Pezullohen nga detyra katër punonjës policie, ja për

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Rajoni Fier–Berat, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj katër punonjësve të Policisë së Shtetit.

Masa është vendosur ndaj punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e policisë, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre funksionale, përmes veprimeve dhe mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, dyshohet se kanë penalizuar ose favorizuar drejtues mjetesh të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

Efektivët e pezulluar janë: 

Artan Selami
Myftar Dauti
Adem Qevani
Karafil Guçe

Njoftimi: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale ndaj katër punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Inspektor A.S., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

Inspektor M.D., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

Inspektor A.Q., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

Inspektor K.G., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas veprimeve hetimore proaktive të kryera nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiskionit të Përgjithshëm Berat, nga ku ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

ME TE LEXUARAT