Neglizhencë e hapur me mirëmbajtjen e rrugës së Kombit, kush përfiton e kush paguan dhe vuan

Nga Panajot Soko
Shteti shqiptar ka kontraktuar një kompani që quhet Albanian Highway Concension për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit. Kjo kompani është 50% në pronësi Kastrati Group dhe 50% Salillari.
Sot një aksident shumë i rëndë ku u përfshinë dhjetra makina, ka ndodhur në këtë rrugë dhe shkaku ka qënë akulli në rrugë.
Çdo makinë që kalon në Rrugën e Kombit paguan nga 5 - 22.5 €. Dhe na e vunë si detyrim t'i paguajmë, sepse na thanë që komçesionari do të kujdesej për mirëmbajtjen e rrugës dhe kushtet e rrugës do të ishin optimale për makinat.
Aksidentet e sotme ndodhën për shkak se kushtet e rrugës nuk ishin optimale. Rruga ishte mbuluar me akull.
Tani akulli nuk është një gjë që formohet për 10 minuta , ç'ka do të thoshte që kompania nuk pati kohë se ndodhi papritur etj.etj.. Akulli formohet per disa orë, çka tregon që kompania ka pasur kohë për të kryer shërbimet e mirëmbajtjes së kushteve të rrugës, sipas protokollit.
Por në neglizhencë të plotë, ajo ka dështuar të përmbushë detyrimin kryesor, për të cilin ajo merr lekët e traut.
Kjo do të thotë që të gjithë ata që u përfshinë sot në aksident, mund të kërkojnë në gjykatē dëmshpërblim nga kompania.
Dhe jo vetëm për dëmin që i është shkaktuar makinës, por edhe për dëmtimet fizike apo traumën psikologjike të shkaktuar, për secilin nga pasagjerët që ka pasur në makinē.
Dhe dëmshpërblimi për traumën zakonisht kap vlera që mundësojnē blerjen e disa makinave...të reja..
Nēse i traumatizuari është fëmijë, shifra bëhet edhe më e madhe.
Le të bëhen të gjithē bashkë, të marrin një avokat dhe t'i shkojnë deri në fund.
Sepse të gjithë ata që u përfshinë në aksident, e kanē paguar vdekjen me lekë, kur kanë kaluar traun.
Të mos ua falin! T'ju marrin lekët!
Dhe le ta gjejnë me njëri tjetrin këta, se kush nuk e hodhi kripën...


