EMRI/ I dënuar nga Italia për organizatë kriminale dhe prostitucion, arrestohet në Peshkopi 40-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ I dënuar nga Italia për organizatë kriminale dhe

Policia e Shtetit ka finalizuar fazën e radhës të operacionit të koduar “Fast”, duke kapur në Peshkopi një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në pranga ra shtetasi Gëzim Dani, alias Gëzim Hidri, 40 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit e ka dënuar me 9 vite burgim.

Vendimi, i datës 15 nëntor 2021, lidhet me veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Autoritetet italiane e akuzojnë Danin se në vitin 2009 ka shfrytëzuar vajza nga Europa Lindore për prostitucion në zonën e Napolit.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT