Emri/ I mori 4 mijë euro gruas në hetim për të ndikuar te gjyqtari, arrestohet avokati!

Aktualitet

Emri/ I mori 4 mijë euro gruas në hetim për të ndikuar te

GJKKO ka lënë në arrest shtëpie avokatin Bardhi Koçi nën akuzën për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Në dosjen e gjykatës së posaçme, Koçi akuzohet se ka marrë 4,000 euro nga një grua e cila ndodhej nën hetim, me premtimin për të ndikuar te një gjyqtar për zbutjen e pozitës së saj penale.

Ka qenë vetë avokati që ka kërkuar këtë shumë duke i premtuar se do të përdorte ndikimin e tij për të siguruar një vendim më të favorshëm në procesin gjyqësor kundër saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar Bardhi Koçi”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të hetuarit Bardhi Koçi, i biri i Emin dhe i Lalote, i datëlindjes 29.01.1957, lindur në ****, dhe banues në ****, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile i martuar dhe me dy fëmijë, me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal.

2. Urdhërohet policia gjyqësore dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për zbatimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit", njofton GJKKO.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT