Rama batuta me ndjekësit: Nuk na afronin as deri tek dera, sot presim gjysëm mln turistë gjermanë
Kryeministri Edi Rama nga Panairi për Turizmin nuk ka kursyer batutat me ndjekësit e rubrikës “Sy më Sy”. Rama është shprehur se në Europë Shqipëria nuk pranohej as deri tek dera por tani është në qendër të një Samiti si ky në Berlin.
“Ishte vështirë të imagjinohej pak vite më parë. Vjet kur kemi ardhur këtu ka qenë jo e lehtë, situatë skeptike, kemi bërë shumë biseda por pastaj vera e vjetshme ka ardhur shumë nga këto pararojat e vëzhgimit. Duam të arrijmë së paku gjysëm milioni turistë gjermanë.
Janë turistë që shpenzojnë në mënyrë domethënëse, vijnë me të gjitha pretendimet dhe kategoritë. Nga ata që ngjiten nëpër male tek ata që shtrohen në diell. Kjo është një gjë shumë e mirë që na ka ndodhur. Imazhi ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë shumë shumë të plotë”, tha Rama.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Jemi në panairin më të madh të turizmit në botë. Nuk na afronin as tek dera, as për punë vullnetare”, shtoi Rama teksa i përgjigjej një komentuesi.