“Kaq shumë kujtime, të qara së bashku…” Aurela Gaçen humb njeriun e shtrenjtë, dedikimi prekës i këngëtares

Showbiz

“Kaq shumë kujtime, të qara së bashku…” Aurela

Këngëtarja shumë e njohur Aurela Gaçe ka ndarë lajmin e hidhur se një mik i ngushtë i saj, Ardi Plaku, është ndarë nga jeta.

Teksa ka ndarë disa foto me të ndjerin në Instagramin e saj, Aurela i ka dhënë lamtumirën mikut që ajo e konsideronte si vëlla.

“Shoqëri e nisur që në 1995,” shkruan këngëtarja ku shton se së bashku kanë qarë shumë halle dhe kanë krijuar shumë kujtime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 “Kaq shumë kujtime, halle të qara së bashku ku në fund dëgjoja zërin tënd që thoshte, -S’ka gjë motra se bëhet mirë,” shkruan Aurela.

Postimi i plotë: “Lamtumirë Ardush!Shoqeri e nisur që në 1995

Kaq shumë kujtime, halle të qara së bashku ku ne fund dëgjoja zërin tënd qe thoshte, -S’ka gjë motra se bëhet mirê .

Kam postuar vetëm foto të gezuara, video e fotot tona duke kërcyer e duke qeshur , sepse kështu ishe ti. Vetëm dashuri jepje

Sot nuk më besohej lajmi për ty . Keshtu te qeshur do të të kujtoj gjithmonë!”

 

 

ME TE LEXUARAT