Nuredin Dumani përballet me Agron Qolin në GJKKO: Ky i lutej zotit të vriste ndonjë dhe të fitonte lekë
Në seancën e radhës në GJKKO, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani zbërtheu vrasjen e bujshme të Fatmira Dedës në vitin 2013, nënës së bosit të drogës, Ervis Deda.
Dumani është përballur me Festim Qolin, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Deda në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Agron Qoli: A jeni i sigurt që po tregoni të vërtetën e vrasjes së asaj nëne se dikur keni thënë që jeni ju?
Dumani: Kam thënë të vërtetën.
Agron Qoli: A je ulur me mua për kafe?
Dumani: Jo
Agron Qoli: A më ke parë mua më tek karburanti?
Dumani: Kemi shkuar kur kemi marrë telefonat, por jemi takuar dhe herë të tjera
Argon Qoli: Keni bërë 3 deklarime të ndryshme deri më tani, për punën e telefonave
Dumani: Të vërteten kam thene
Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dasht me të largu ty nga lagjia
Dumani: S’ke bashkpunu me mua me kushurinjt e tu. Mos hyni në çështje familjare se do ju bëj me qa.
Pertit Qoli: Mos më fol mua ashtu o legen. Kush e mori babin e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?
Dumani: Ke ardh disa herë ke thënë shpërnguluni prej këtu, sepse ishte nxe festa shumë. Ne nuk ishim fajtorë dhe ti e di shumë mirë. Është turpi më i madh t’i kerkoj falje unë Festim Qolit.
Agron Qoli: Babi jot erdhi me kokën me gungë?
Dumani: Domethënë e keni marre peng, ju me keni dhunuar babën mua, është veper penale besoj e dini?
Agron Qoli: Unë kam qenë personi që e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke perfshi mua në këtë histori?
Dumani: Ke paguar edhe lekët e varrimit ti e di shumë mirë.
Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vënë tritol tek cuni i xhajës tat?
Dumani: Tritoli është vendos dy ditë para se të ja vendosim shtepisë së Talo Çelës. E bëra për të tremb këto lepurusha për të ju tregu se sot e vendosët për dy ditë u hakmorra.
Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pas konflikte, për cilat arsye?
Dumani: Nuk kam pas konfliket me ta. Njerin e njoh.
Agron Qoli: Deri më tani të kanë dalë 3 konflikte me mua
Dumani: Jo unë s’kam pas asgjë me ty ke qenë thjesht dërgues mesazhesh.
Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohë kur mendohet se ju kam ndihmuar?
Dumani: Jo nuk kisha informacione.
Agron Qoli: Po per mardhëniet që ke pas me të ndjerën ke pas dijeni?
Dumani: Ti ke shku në varrim, të mira do t’i kesh pas, ti i ke pagujt varrimin me lekët e Festim Qolit.
Agron Qoli: Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej zotit që te vriste ndonjë dhe te merrte ndonje lekë. Unë i lutesha zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë. Ditën e ngjarjes nuk kam pas lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qënë në Fshkrujë, kam qenë ulë per të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që qshtë shtrirë mama e Loshit në tokë ose e kanë vra ose kanë vra veten, nuk e di. I kam thenë lajmëro policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjakë, edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai.