"Mami nuk do më fliste më me gojë”/ Krisa Çaushi flet për BBVIP4, pse prindërit ishin kundër!
Krisa Çaushi, ish-banorja e “Big Brother VIP 4" ka rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe si i sheh ajo disa nga banorët tani që është jashtë. Po ashtu Krisa ka treguar dhe disa detaje nga lidhja e saj me Tirin dhe njohjen e tyre.
Si e prite ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 4”?
Rreth një muaj më parë më erdhi ftesa si bombë, në sensin e mirë të fjalës. Unë e dija që Tiri do hynte, e kishin ftuar prej disa kohësh dhe unë isha përgatitur emocionalisht për të që ta suportoja nga jashtë. Vetëm kur më vjen dhe mua ftesa dhe më thonë që ‘do kishim dëshirë që të ishe dhe ti pjesë bashkë me Tirin’.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aty ngriva, sepse gjëja e parë që mendova ishte direkt mami.
Mami ka qenë në dijeni për raportin tonë. Unë i kisha thënë mamit që Tiri mund të futej dhe përgjigjja e saj ishte: Ajo e dinte për Tirin dhe më kishte thënë: ‘Se mos guxon hyn ti se nuk të flas më me gojë, o unë o Big Brother’. E kisha shumë frikën e saj, nuk mendova më shumë veten se sa atë. Unë nuk kam aq shumë vite në ekran që të thuash se prindërit janë mësuar me këtë lloj viraliteti që mund të marr. Sepse ne e dimë viralitetin që krijohet nga “Big Brother”, komentet e shumta, nga më të mirat e më të këqijat.
E binda mamin dhe u qetësua se isha dhe me Tirin, nuk isha vetëm. Kështu u futa.