Veliaj kundërshtoi masën e sigurisë, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen!

Politikë

Veliaj kundërshtoi masën e sigurisë, zgjidhet gjyqtari që do

Apeli i GJKKO-së ka regjistruar kërkesën e ankimimit të avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim.

Kjo pasi Veliaj ka ankimuar masat e vendosura në muajin e kaluar nga GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokuror Ols Dado.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT