Berisha takon Koordinatorin e Forza Italia-s: Do shpëtojmë Shqipërinë nga regjimi i Ramës!
Kreu i PD, Sali Berisha është takuar këtë të martë me Koordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Forza Italia, z. Ludovico Seppilli.
Berisha shprehet se pas këtij takimi do të ketë një bashkëpunim bilateral për të dhënë një qeverisje ndryshe në vend.
"Të dashur miq, Në Milano, së bashku me kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu, takuam Koordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Forza Italia, Z. Ludovico Seppilli. Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis dy forcave tona politike, intensifikimin e këtyre marrëdhënieve, bashkëpunimin bilateral dhe atë në kuadrin e EPP dhe IDU.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë takimit, e njoha Z. Seppilli me zhvillimet në Shqipëri, narko-diktaturën e parë dhe të vetme në Europë, në të cilën Edi Rama, me drejtësinë e tij politike, ka burgosur dhe përndjekur liderët e tre partive politike opozitare, ka marrë mandatet e përfaqësuesve të opozitës dhe, me korrupsionin e tij, ka dëbuar në 10 vite, 45% të shqiptarëve nga Shqipëria.
Unë gjithashtu e sigurova Z. Seppilli se PD, me mbështetjen e miqve të saj si Forza Italia dhe partitë simotra, do ta shpëtojë vendin nga regjimi korruptiv i Edi Ramës dhe do ta rikthejë Shqipërinë në rrugën e shtetit ligjor dhe demokracisë", shkruan Berisha.