Sot u zyrtarizua koalicioni. Meta reagon nga burgu!

Politikë

Sot u zyrtarizua koalicioni. Meta reagon nga burgu!

Ilir Meta ka reaguar nga burgu pasi PD i konfirmoi koalicionin për zgjedhjet e 11 majit. Meta shprehet se qytetarët do të votojnë masivisht për ti dhënë dënimin mazhorancës lidhur me situatën në vend.

"Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që miratoi sonte me unanimitet marrëveshjen për hyrjen në koalicionin opozitar gjithëpërfshirës "Partia Demokrarike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore".

Në funksion të Fitores dhe Ndryshimit të shumëpritur më 11 Maj, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda por edhe jashtë vendit, do të japë kontributin e tij maksimal për shkuljen nga themelet të Narkoshtetit të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, që në këto orë të mbetura të regjistrohen për të votuar më 11 Maj për të ndëshkuar sektin që dëboi mbi 1 milion shqiptarë në emigrim dhe që nga paniku po tenton çdo manovër për të penguar votën e tyre.

Vota masive e shqiptarëve për koalicionin gjithëpërfshirës opozitar "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore" do të sjellë Ndryshimin. FITORE!", shkruan Meta.

ME TE LEXUARAT