Sekuestrohen në portin e Dunkirk rreth 10 ton kokainë, shifër rekord për Francën!
Një sasi rekord me lëndë narkotike është sekuestruar në portin e Dunkirk në Veri të Francës. Mësohet se janë sekuestruar 10 ton duke shënuar një sasi rekord të kapur ndonjëherë në vend.
Agjencia Franceze e Lajmeve bën me dije se droga ishte e fshehur në një kontejner dhe kap vlerën e 320 milionë eurove. Ende nuk ka persoan të arrestuar për trafikimin e lëndës narkotike.
Edhe pse kjo kapje e madhe u bë në Dunkirk, është porti i Le Havre ai me lidhjet e tij detare me vendet e Amerikës së Jugut, ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë, i cili përbën një nga portat kryesore të kokainës në Evropë, sipas Observatorit Francez për Drogën dhe Trendet e Varësisë (OFDT).