Identifikohet 41-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Vlorë! Ja çfarë dyshohet!

Aktualitet

Identifikohet 41-vjeçari që u gjet pa shenja jete në

Policia e Vlorës ka identifikuar personin që u gjet i pajetë në afërsi të shkollës Industriale. Mësohet se 41-vjeçari me iniciale A.C., ka humbur jetën mesditën e sotme si dhe është gjetur nga kalimtarët në një lulishte. 

"Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore. Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes", njofton policia.

ME TE LEXUARAT