Ambasadori i BE në Tiranë: Reforma në drejtësi e paprekshme dhe e pakthyeshme

Politikë

Ambasadori i BE në Tiranë: Reforma në drejtësi e paprekshme

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka bërë me dije këtë të martë (4 mars 2025) se mbështetja e Unionit për reformën në drejtësi dhe prodhimet e saj është ende aktive dhe e palëkundur.

“Besimi eshtë një bindje që duhet të ushqehet vazhdimisht. Ai nuk mund të konsiderohet i dhënë.

Kjo do të thotë se, ndërkohë që reforma në drejtësi është e pakthyeshme, zbatimi i saj kërkon vëmendjen dhe mbështetjen tonë të qëndrueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sigurimi i pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve është një detyrë dhe një përpjekje e përhershme”,- tha Gonzato në në tryezën e organizuar nga Ambasada e Holandës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Për kryediplomatin e Bashkimit Evropian në Shqipëri “përgjegjësia dhe pavarësia janë në qendër të çdo shoqërie demokratike të qeverisur nga shteti i së drejtës”.

ME TE LEXUARAT