Alibeaj i përgjigjet Bashës: Betejën do e bëj me Berishën në zgjedhje, jo duke u zvarritur gjyqeve!

Politikë

Alibeaj i përgjigjet Bashës: Betejën do e bëj me

Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Lulzim Bashës pas tërheqjes nga rekursi në Gjykatën e Lartë për vulën dhe logon e PD, çështje e fituar në Gjykatën e Apelit nga Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e akuzoi Alibeajn për presion në mënyrë që të pranonte kushtet e tij për të qenë në koalicionin Djathtas për zhvillim, në të kundërt tërhiqej nga rekursi. Alibeaj për A2cnn tha se nuk ka asnjë asnjë kapacitet ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Sali Berishës dhe për këtë arsye ka hequr dorë nga ai rekurs.

“Sa kohë që isha te PD e kam bërë këtë betejë ballazi, ndërkohë që jam tek “Djathtas 1912” juridikisht jam në një tjetër pozicion. Nuk kam asnjë kapacitet ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Sali Berishës dhe për këtë arsye akti juridik dhe politik është ky i sotmi; heqja dorë nga ai rekurs. Kur kam filluar betejën me Sali Berishën kam filluar vetëm nuk kam pyetur askënd”, u përgjigj Alibeaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai i kërkoi Bashës që t’i marrë mbrapsht kërcënimet dhe shantazhet dhe theksoi se nuk i ëhstë lutur për koalicion Bashës.

“Asnjëherë...kurrë. Termat e kërcënimit e shantazhimit t’i marrë mbrapsht. Kam fytyrë e identitet. Nuk kërcënoj dhe shantazhoj askënd. Nuk jam i kësaj politike. Që në dhjetor i kemi ofruar një platformë me zotin Shehi, i është ofruar edhe shumë të tjerëve.

Nuk i është lutur askush.

Një gjë i është bërë i ditur që sa kohë do të regjistrohemi në zgjedhje, betejat do t’i bëjmë me Berishën në fushëbetejë politike, jo duke u zvarritur gjyqeve”.

ME TE LEXUARAT