Valbona pranon se është ish-e dashura e Jozit, si reagoi Loredana
Në këtë edicion të “Big Brother”, një ndër diskutimet në të shumta ka qenë sjellja dhe raporti i Valbonës me Jozin, që disa prej banorëve kanë komentuar për situatat e krijuara nga ajo dhe lojën e saj, apo mund të ketë dhe diçka më shumë.
Situatat pas rikthimit të Jozit në shtëpi nuk kanë qenë fort të mira pasi ai dhe Loredana duket se janë ndarë dhe ai është afruar tepër me Valbonën, e cila i mbështet dhe kokën mbi supe teksa Loredana ndodhet aty.
Ata kanë shprehur se kanë shoqëri të përbashkët me njëri-tjetrin, prandaj shfaqen kaq të afërt, por shumë komentues dhe gazetarë të ndryshëm kanë pohuar se Jozi dhe Valbona mund të kenë patur një histori dashuri më parë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Diçka që shumë e kanë dyshuar, por mbrëmjen e sotme ajo e ka pohuar këtë gjë, ku prezent kanë qenë Jozi dhe Loredana, të cilët ishin duke debatuar e sqaruar me njëri-tjetrin. Valbona ka ndërhyrë duke shprehur se:
Jemi ish të dashur, sot jemi shokë…
Një deklaratë që Loredana e ka pritur mjaft mirë duke treguar se ka patur dyshimet e saj, ndërsa Jozi ka komentuar duke thënë se me Valbonën nuk do të bënte gjë dhe se nuk ka rëndësi çfarë ka ndodhur më parë.
Një deklaratë e tillë na ka habitur të gjithëve, duke mos e kuptuar nëse kjo është një lojë apo e vërtetë.
Jozi gjithashtu ka shprehur se dëshiron që ao dhe Loredana të vazhdojnë rrugëtimin të ndarë dhe se sipas tij, ata nuk janë për njëri-tjetrin.