Petrit Qoli përplasje me Dumanin në GJKKO: Ke lindur me defekt në zemër, për ca topa lekë ke vrarë njerëz
Në seancën e GJKKO për “Plumbin e Artë”, i penduari i drejtësisë është përballur edhe me Petrit Qolin
Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur përplasjen e tyre brenda sallës, ku Dumani hedh akuza ndaj Qolit ndërsa ky i fundit mohon përfshirjen e tij në ngjarjet kriminale.
Dumani: Festim Qoli më premtoi 40 mijë euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mije euro mi ka dhënë Petrit Qoli, disa ditë pas ngjarjes. 10 mije euro i mora paradhënje, nga Festim Qoli.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Petrit Qoli: Kush ishte dëshmitar i takimit tonë, pas ngjarjes tek lokali, një dëshmitarë të më gjej unë dua varje franceze në gijotinë.
Dumani: Ky ka ndërtuar xhami, por me hyp maj minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmu njerëz, po ka ndihmu edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit por s’ja di emrin atij turkut. Fatmira Deda që ditën 1 kur u vra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezrit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.
Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda që jam i pafajshëm atëherë unë jam krijesa më e shpifur në gjithë tokën shqiptare.
Gjatë fjalës së tij Petrit Qoli nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK, policisë edhe të penduarit të drejtësisë nuredin dumanin.
Petrit Qoli: Ditën kur ka dëshmu para jush mos kanë qenë para jush mos kanë qenë sëmurë, ka qenë konfuz, s’ka qenë në rregull. Në seancat e para syt i shkëlqenin, se shpëtove nga vdekja apo se fute ne burg njerëzit që urreje, cili nga keto është i vërtet? Ku ishe ti kur prisje sms nga Agroni?
Dumani: Unë e kam sqaruar kam vajtur afër pallatit para se të më vinte sms nga Agroni.
Petrit Qoli: Vetëm atë ditë të ka dergu sms
Dumani: Jo edhe herë të tjera.
Petrit Qoli: Pse ju ka dështu plani?
Dumani: Nuk ka dështu plani, thjesht s’kemi qenë gati.
Petrit Qoli: Unë jam kapiten jam kapos, pse s’më ke kërku ndihmë ti mua, kur dikush me detyrohet mua unë i nxjerr sytë, pse s’më ndihmon. Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me bir në zemër, ka lind me difekt. Verifikojni e nderuar trup gjykues është operu në Francë nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vra njerëz.