Berisha konfirmon 8 vende për aleatët në listat e sigurta të PD, a do lirohet Ilir Meta nga burgu?!

Politikë

Berisha konfirmon 8 vende për aleatët në listat e sigurta të

Sali Berisha konfirmoi sot tetë vendet në listat e sigurta të PD për aleatët.

Ne nje deklarate, ai theksoi se 26 partitë e koalicionit “Shqipëria Madhështore” janë modeste, por në tërësinë e tyre përfaqësojnë një të tretën e elektoratit shqiptar.

Nje prej emrave te perfolur ne listat e sigurta te PD, eshte Ilir Meta, i cili nese merr mandatin duke qene ne qeli, mund te lirohet detyrimisht nga paraburgimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Per kete jurisprudenca shqiptare ka shembullin e Azgan Haklajt, i cili u zgjodh deputet i PD, dhe u lirua nga burgu pas perplasjeve ne Tropoje ne vitin 2001, pikerisht me Ilir Meten kur ai drejtonte qeverisjen e PS.

Berisha: Së pari, ne kemi deklaruar qëndrimin tonë dhe kemi ftuar të bashkohen me ne, të gjitha ato forca politike që sot konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë.

Dhe e kemi quajtur këtë një bashkim për kauzën kryesore. Dhe kjo ka ndodhur. Ne kemi ftuar edhe parti të tjera, të cilat nuk kanë ardhur për arsye që ato do t’ua shpjegojnë zgjedhësve.

Ne u kemi bërë të qartë atyre se largimi i të keqesë më të madhe të shqiptarëve, Edi Ramës, duhet të jetë misioni i çdo force politike që konsideron veten opozitare.

Por, të konsiderosh veten opozitar, duhet të ndjehesh i tillë dhe duhet të kesh lirinë për ta ndjerë. Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar.

Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash. Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore. Ndaj edhe e përshëndes sot dhe garantoj se është në përputhje me statutin e partisë.

Sikundër, përcaktimet statusore për kuotat e vajzave dhe grave në listat e mbyllura dhe të hapura dhe për kuotat e të rinjve në të dy palët e listave, janë eprore ndaj gjithçkaje tjetër për listat e PD-së. Askush të mos mendojë se ne nuk i qëndrojmë ligjeve të Kushtetutës sonë, statutit tonë. Pra, shikoni çfarë procesi.

Imagjinoni padrinon në bodrumin e tij, që nuk dini asnjëri prej jush se kush kandidon në këtë qark apo atë qark sepse listat po bëhen nga organizatat e tjera kriminale. Ka një panik, ka një tmerr në radhët e partisë së krimit.

ME TE LEXUARAT