EMRI/ Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe u merrte para bizneseve, në pranga 26-vjeçari nga Saranda

Aktualitet

EMRI/ Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe u merrte para bizneseve, në

Një 26-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi kishte mashtruar mbi 35 biznese duke u prezantuar si zyrtar i shtetit.

I riu i identifikuar si Luçiano Mahilaj u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një person në Sarandë. Mahilaj u prezantohej biznesmenëve në qytete të ndryshme si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër/ Finalizohet, si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “The End”. Goditet një rast i mashtrimit dhe i përvetësimit të detyrës shtetërore. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Kishte mashtruar mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme, duke u prezantuar si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., arrestohet 26-vjeçari. Nga veprimet e tij, ai përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast. 26-vjeçari u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, në qytetin e Sarandës. Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi i cili mashtronte bizneset dhe subjektet tregtare duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “The End”.

ME TE LEXUARAT