Çfarë do të ndodhë më 20 korrik në GJKKO, ja kush është dëshmitari që pritet të fundosë Sali Berishën në aferën…

Aktualitet

Çfarë do të ndodhë më 20 korrik në GJKKO, ja

Pesë dëshmitarë të tjerë janë thirrur në gjyqin për aferën Partizani, ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ish-drejtori i klubit Isa Tare, Urim Muja, si edhe Paro Laçi. Seanca e radhës do të mbahet më datë 20 ora 11:00. Për Isa Taren, i cili deri më tani nuk është paraqitur për të dhënë dëshmi pasi familjarët pretendojnë se vuan nga demenca, Gjykata e Posaçme (GJKKO) vendosi të ripërsërisë thirrjen, pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) pretendoi se “nuk ka një akt që vërteton se Isa Tares i është hequr e drejta e për të vepruar (dmth i paaftë për shkak te sëmundjes), por është thjesht i biri që e pretendon. Kështu që duhet përsëritur thirrja.”

Pse dëshmia e Isa Tares është e rëndësishme?

Në dosjen e SPAK zbardhen detaje se si ish-drejtorit të klubit të ‘Partizanit’ Isa Tare, iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin. Isa Tare ishte drejtori i Klubit nga viti 1995-2005. “Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendësuar Afrim Tole. Në kohën që ishte Isai drejtor, po bëheshin përpjekje që klubi shumësportesh Partizani t’i dorëzohej ish pronarëve dhe Isait i është afruar njëri nga këta ish pronarë, emri i të cilit nuk po i kujtohet që i ka ofruar t’i jepte një hyrje në ndërtesat që do të bëheshin në atë territor, por me kusht që Isai të shprehte dakordësinë e tij që ta merrnin atë pronë ish pronarët. Pjesë e klubit shumësportesh Partizani ka qenë edhe pishina me vendndodhje në Laprakë, saktësisht tek parku i veturave i Ministrisë së Mbrojtjes”,  thuhet në dosje. Pas dëshmisë në SPAK, Isa Tare u vendos në sulme nga televizioni i familjes “Berisha”.

Çfarë do të ndodhë më 20 korrik në GJKKO, ja

“Nëse nuk ju kujtohet po ua tregojmë se Tarja është njëri nga ata enveristët që gjatë një interviste kohë më parë tregonte se si mbante ne krah arkivolin Enver Hoxhës dhe nuk i ndahej. “Ishte nder dhe respekt. Biles më shumë devotshmëri e kam bërë këtë. Unë isha nga Shkolla e Bashkuar”. Isa Tarja është babai i Agron (Genti) Tares, ish-zv/ministër i jashtëm, drejtor i Portit të Durrësit, dhe Auron Tares, po ashtu ish-deputet i Edi Ramës.  Pra, SPAK, ka marrë për dëshmitarë një personazh Enverist, baba i një ish-zv/ministri të kabinetit Rama dhe gjithashtu baba i deputetit socialist.  Me të tillë dëshmitarë SPAK-u i partisë, udhëhequr nga një enverist tjetër si Arben Kraja ka arrestuar Jamarbër Malltezin pa asnjë provë, thjeshtë me dëshmitarë si në kohën e Enver Hoxhës”, thuhej në atë kohë në shkrimin që sulmonte Isa Taren.

Çfarë do të ndodhë më 20 korrik në GJKKO, ja

Çfarë ka ndodhur?

Në gjyqin e aferës “Partizani”,  me të pandehur për korrupsion Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Malltezi, i akuzuar dhe për pastrim parash, të hënën dëshmoi kreu i dikasterit të Mbrojtjes nga marsi 2008 në shtator 2009, Gazmend Oketa. Ai ishte një prej anëtarëve të kabinetit që sipas dosjes së SPAK u përdor nga Berisha për të ushtruar presion që ish kompleksi Partizani të privatizohej me urgjencë.

Gazmend Oketa drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes në një kohë kur organet nën varësi të tij do të duhet të dorëzonin ambientet e ish kompleksit partizani pronarëve që tashmë kishin fituar privatizimin.

Por një gjeneral në atë kohë në ushtri, Vladimir Qirjazi, i cili mbante detyrën e drejtuesit të Komandës së Mbështetjes, kundërshtoi makinerinë e kryeministrit të asaj kohe dhe që doli hapur kundër dorëzimit të pronës. Më vonë Qirjazi tha në SPAK se ishte kërcënuar nga eprori i tij ministër, se duhet të firmoste urdhrin e dorëzimit të pronës me urgjencë, ndryshe do të kishte masa.

Oketa e mbrojti vendimmarrjen, ndërsa për akuzat se ka kërcënuar gjeneralin Qirjazi për të firmosur urgjent tha se nuk është e vërtetë. Seancën e kaluar, dëshmi e fortë ishte ajo e Ylli Pangos, ish-ministrit të Sporteve, i cili tha se kishte qenë kundër ndryshimit të destinacionit të ambienteve të ish-klubit Partizani, pra ndërtimit të 19 kullave atje.

Tha se edhe ndryshimi ligjor i vitit 2008 që e bënte të mundur këtë nuk ishte iniciativë e tij, por propozim i qeverisë Berisha. Berisha akuzonte direkt Pangon më 18 qershor 2008 se me propozimin e parë kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive. Megjithatë, në GJKKO ish-ministri mohoi të kishte qenë i pranishëm në mbledhjen e qeverisë që vendosi kalimin e ligjit në Këshillin e Ministrave.

ME TE LEXUARAT