Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, Rutte: Do vendosim për kohën. Rama: Zemra mal!

Politikë

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, Rutte: Do

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri.

Lajmin e konfirmoi Mark Rutte gjatë konferencës për shtyp, por mbetet ende për t’u përcaktuar koha.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës.

Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte.

Me pas lajmin e ka konfirmuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama permes nje videoje ne rrjetet sociale se bashku me stafin e tij.

Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”- theksoi Rama.

Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, Rutte: Do

Me pas ai ka publikuar edhe nje mesazh tjeter me shefin e NATO-s: 

 AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s:

SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM ????????????❤️-shkruan Rama.

 

ME TE LEXUARAT