Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i

Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin e Tiranës, Franci Ndoja, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Largimi i tij vjen në një moment të ndjeshëm për institucionin që mbikëqyr veprimtarinë e Policisë së Shtetit, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të dorëheqjes.

Burime bëjnë me dije se dorëheqja e Ndojës është paraqitur pranë strukturave përgjegjëse dhe pritet të pasohet nga emërimi i një drejtuesi të ri për AMP-në në Tiranë.

Franci Ndoja mbante postin e drejtuesit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në kryeqytet prej disa kohësh, duke qenë pjesë e strukturave që hetojnë shkeljet dhe abuzimet e punonjësve të policisë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga AMP lidhur me këtë zhvillim.

ME TE LEXUARAT