Flakët në pallatin e ndërtuar nga “Arlis shpk” i Armand Lilos, i njëjti kompleks mori zjarr edhe në vitin 2021

Aktualitet

Flakët në pallatin e ndërtuar nga “Arlis shpk” i

Kompleksi i pallateve që u përfshi sot nga flakët është ndërtuar nga kompania Arlis SHPK, në pronësi të Armand Lilos.

Blloku i pallateve ndodhet pranë tregut të Medresesë dhe afër godinave të konvikteve të Mjekësisë. Pallati i ndërtuar nga Arlis SHPK, afër zonës së Farmacisë nr. 10, mori flakë mesditën e sotme për shkaqe ende të paqarta.

Fasada e pallatit është përfshirë nga flakët dhe forcat zjarrfikëse janë përballur me një situatë të vështirë, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi. Disa banorë u nxorën nga ballkonet, ndërkohe që janë transportuar në gjendje jo të mirë shëndetësore në Spital.

Flakët në pallatin e ndërtuar nga “Arlis shpk” i

Ky kompleks pallatesh është përfshirë nga flakët edhe disa vite më parë. Kujtojmë që në vitin 2021 kompleksi i pallateve të ndërtuara nga firma Arlis SHPK, kur ishte ende në fazë ndërtimi, u përfshi nga zjarri dhe iu dogj fasada.

ME TE LEXUARAT