Gaz lotsjellës, molotovë e fishekzjarrë/ Protesta e PD, shoqërohen 23 persona

Aktualitet

Gaz lotsjellës, molotovë e fishekzjarrë/ Protesta e PD,

Të paktën 23 persona janë shoqëruar nga policia, pas protestës së PD, të mbajtur këtë të diel në Tiranë.

Protesta e opozitës zgjati rreth 2 orë. Kreu i PD Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë të opozitës, mbështetës e qytetarë, marshuan në disa institucione kryesore, ndërsa ndaj Kryeministrisë u hodhën molotovë e fishekzjarrë.

Policia u kundërpërgjigj duke hedhur gaz lotsjellës, spray e ujë me autobotë për të shpërndarë protestuesit.,

Ndërkohë sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjashtë efektivë morën lëndime dhe u transportuan te Trauma dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ORA

ME TE LEXUARAT