Ngushtica e Hormuzit, Trump i vë Iranit ultimatum: Nëse nuk ndodh për 48 orë…

Bota

Ngushtica e Hormuzit, Trump i vë Iranit ultimatum: Nëse nuk ndodh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, synon ta detyrojë Iranin me ultimatum që të hapë Ngushticën e Hormuzit. Nëse kjo nuk ndodh brenda 48 orëve, ai kërcënon me sulme ndaj termocentraleve të Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi Iranin se do të shkatërrojë infrastrukturën e tij energjetike, nëse vendi nuk hap brenda 48 orësh plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Në të kundërt, SHBA do të sulmonjë dhe shkatërrojnë termocentralet iraniane, “duke filluar nga më i madhi!”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Kundërpërgjigjia nga Teherani ishte e menjëhershme: nëse sulmohet infrastruktura karburanteve dhe ajo energjetike e Iranit, ushtria iraniane do të vërë në shënjestër të gjitha infrastrukturat energjetike dhe impiantet e shkripëzimit që kanë lidhje me SHBA-në në të gjithë rajonin e Gjirit, citoi agjencia e lajmeve Fars një zëdhënës të Gardës Revolucionare,

Afati i Trumpit për hapjen e ngushticës skadon në orët e para të mëngjesit të ditës së martë (24.03) sipas orës së Evropës qendrore. Nëse presidenti i SHBA-së do të urdhërojë vërtet sulmimin e termocentraleve iraniane, kjo sipas ekspertëve mund të përbëjë krim lufte./DW

ME TE LEXUARAT