Gjendet një kuf'omë e deko'mpozuar pranë lumit Seman/ Alarmi në Fier, Policia nis hetimet për identifikimin

Aktualitet

Gjendet një kuf'omë e deko'mpozuar pranë lumit Seman/

Një kufomë e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë grykëderdhjes së lumit Seman, në Fier.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier është njoftuar për konstatimin e trupit në zonën pranë grykëderdhjes së lumit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur veprimet për identifikimin e kufomës dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat është gjetur.


Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që ekspertizat përkatëse të ndihmojnë në identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT