GJKKO pranon kërkesën e Evis Berberit dhe 20 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Evis Berberit dhe të pandehurve të tjerë, që për një nga procedimet penale që kanë të bëjnë me dosjen e ARRSH-së të gjykohen me procedurë të shkurtuar. Kërkesa nga Berberi dhe 20 të pandehurit e tjerë ishte bërë në seancën e parë në themel, teksa i vetmi që kërkoi ndarjen dhe që u miratua për gjykim të zakonshëm ishte biznesmeni Valter Begaj.
Megjithëse SPAK kishte kërkuar që për Evis Berberin, Erjon Lamin e Brunilda Bulin lami, kërkesa të mos pranohej, togat e zeza vendosën ta miratojnë. 21 të pandehurit për dosjen e ‘ARRSH” akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv, mashtrim me pasoja të rënda dhe falsifikim dokumentesh.
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, i arrestuar në 2024-ën, sipas SPAK dyshohet se është përshirë në raste korruptive në 8 tendera me vlerë rreth 15 milionë euro. Berberi ishte pronar faktik i kompanisë “DAAM” shpk, së cilës i kishte dhënë tendera gjatë kohës që mbante pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe ARRSH-së.
Arrestimi i Berberit dhe sekuestrimi i celularit të tij prodhoi për SPAK edhe hetime të tjera, mes tyre edhe atë të ndaj zv. kryeministres Belinda Balluku e marrë e pandehur për shkelje barazisë në tendera si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, edhe ky në gjykim për të njëjtën akuzë .
lajm në përditrësim...


