Rama inspekton Spitalin e ri Rajonal në Lezhë, kryeministri: Do të vijojmë të rrisim pagat për mjekët

Lezhë – Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim në Spitalin e ri Rajonal, me drejtuesit e bluzave të bardha mbi kushtet dhe ambiciet, për rreth 22 mijë mjekë, infermierë e staf mjekësor në të gjithë vendin.
Ai shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sala. Ministrja bëri me dije se punimet për rikonstruksionin e spitalit të Lezhës kanë përfunduar në vitin 2025 dhe tani ofrohet një infrastrukturë dhe teknologji bashkëkohore.
Ndërsa kreu i qeverisë, theksoi se përmirësimi i ekonomisë ka krijuar mundësi për rritje domethënëse të pagave në disa sektorë, si arsimi dhe ushtria, ndërsa paralajmëroi se kjo politikë do të shtrihet gradualisht edhe në fusha të tjera, përfshirë shëndetësinë.
Sala: Kemi një infrastrukturë dhe teknologji bashkëkohore. Spitali është rikonstruktuar dhe ka përfunduar punimet në vitin 2025. Për vitin 2026 kemi si risi rritjen e rrogave. Për herë të parë kemi bërë indeksimin 2.5%. kjo është një arritje shumë e mirë e qeverisë.
Rama: Rrija e pagave është domethënëse për shkak se rritja e ekonomisë ka qenë domethënëse dhe na është dhëna mundësia që t’i rrisim. Më parë s’ka qenë mundësia. Tani që ekonomia po na ndihmon të kemi më shumë mundësi, e kemi vendosur edhe për mësuesit, punonjësit e policisë dhe ushtarakët. Do ta shtrijmë te të gjitha fushat. Besoj se do të kemi sërish mundësi në vijim të rrisim pagat. Spitali ka marrë formë të mirë. Për spitalin e Lezhës nuk kam konstatuar ankesa.
Sala: Duam të ndajmë ambulatorin nga spitali.
Rama: Jo Lezha, po çdo spital që mban edhe ngarkesën e ambulatorit të përditshëm mbingarkohet. Ajo që unë besoj është fantastike, është decentralizimi i shërbimit onkologjik dhe krijimi i bërthamave të shërbimit dhe të kimioterapsië. Është diçka fantastike sepse do ta afrojë shërbimin me njerëzit dhe do lehtësojë një pjesë të problemeve që janë jo rruga, jo pritja.


