GJKKO rrëzoi garancinë pasurore, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë
Lajmifundit
/
31 Mars 2026, 12:58
Aktualitet

Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.
Siç raportohet Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.
Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 milionë lekësh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.


