Gjykata e Posaçme vendos skanera dhe masa të reja sigurie pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Pas rreth gjashtë muajsh nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Posaçme ka vënë në zbatim planin e ri të masave të sigurisë në gjykata. Në hyrje ndodhet një skaner ku kalojnë të gjithë personat që hyjnë, ndërsa në ambientet e brendshme është vendosur edhe një skaner tjetër për kontroll më të imtësishëm.
Kujtojmë se Tirana u trondit të hënën e 6 tetorit 2025, nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit gjatë një procesi për prona. Gjyqtari u qëllua në Gjykatën e Apelit me tre plumba nga Elvis Shkambi, 30 vjeç, sapo dha vendimin kundër xhaxhait të tij. Autori qëlloi gjithashtu ndaj palës kundërshtare, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Pas ngjarjes, Shkambi iu dorëzua policisë në dalje të gjykatës.


