VIDEO/ Momenti i përplasjes së dhunshme të avionit të “Air Canada” me zjarrfikësen, publikohen pamjet tronditëse

Një video tronditëse, që kap kornizë pas kornize momentin e përplasjes vdekjeprurëse në Aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut, ka dalë në dritë.
Materiali vizual, i publikuar nga New York Post, ka kapur kursin “të çmendur” dhe momentin kur avioni Air Canada Express CRJ-900 (Bombardier) përplaset me shpejtësi të lartë me një kamion zjarrfikës në pistën e LaGuardia, me rezultatin tragjik të vdekjes së dy pilotëve që ndodheshin në bordin e avionit.
WATCH: New video shows Air Canada flight crashing into rescue truck at New York airport pic.twitter.com/PZcyTSXI15
— BNO News (@BNONews) March 23, 2026
View this post on Instagram
Sipas informacioneve të disponueshme, kamioni i zjarrfikësve po lëvizte në një pjesë tjetër të aeroportit për të ndihmuar në një incident që përfshinte një avion tjetër, kur u godit nga mjeti fluturues.
Videoja e regjistruar nga një kamera brenda aeroportit tregon momentin e përplasjes. Nga përplasja pati dhe 43 të plagosur.


