Goditen 2 raste kontrabande në Portin e Durrësit, arrestohet 50-vjeçari, procedohet një tjetër

Aktualitet

Goditen 2 raste kontrabande në Portin e Durrësit, arrestohet

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka goditur dy raste të tentativës për kontrabandë mallrash në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrolleve të intensifikuara të bazuara në analizën e riskut dhe punën operative.

Si rezultat, një 50-vjeçar është arrestuar pasi u kap me mallra të kontrabanduara, ndërsa një tjetër shtetas është proceduar penalisht pasi transportonte me kamionçinë qindra litra pije alkoolike pa fatura origjine.

Mallrat e konstatuara janë sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT