Malltezi pas seancës në GJKKO, akuzon Ballën për “11 gënjeshtra”, paralajmëron kallëzim të ri penal

Jamarbër Malltezi ka reaguar pas deklarimeve dhe dëshmisë së Taulant Ballës në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të çështjes “Partizani”, duke e akuzuar atë për paraqitje të të dhënave të pavërteta.
Malltezi tha se kallëzimi i Ballës përmban “11 gënjeshtra” dhe se sipas tij ato do të kundërshtohen në seancën e radhës me prapësime ligjore. Ai shtoi se, sipas tij, deklarimet e Ballës “nuk qëndrojnë dhe ishin të pabazuara”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se do të rihapet kallëzimi penal ndaj Taulant Ballës dhe Edi Ramës, duke pretenduar se janë përdorur të dhëna personale në mënyrë të paligjshme dhe se këto veprime janë bërë në kundërshtim me ligjin.
Malltezi akuzoi gjithashtu se, sipas tij, Balla nuk ka paraqitur dokumente apo prova konkrete për pretendimet e ngritura, por është mbështetur në burime mediatike.


