Horror në Brazil/ 5-vjeçarja varroset e gjallë në një varr çimentoje nga nëna dhe njerku i saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku 5-vjeçarja Maria Clara Aguirre Lisboa u gjet e pajetë në një varr të mbuluar me çimento në oborrin e banesës ku jetonte me nënën dhe njerkun e saj.
Pas zbulimit të krimit, autoritetet arrestuan nënën e së miturës, Luisa Aguirre Barbosa da Silva, si dhe njerkun, Rodrigo Ribeiro Machado. Sipas hetimeve paraprake, të dy kanë pranuar përfshirjen në ngjarje.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se vdekja e fëmijës ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike gjatë varrimit, çka shton dyshimet se ajo mund të ketë qenë ende gjallë në momentin kur është varrosur.
Gjithashtu, në trup janë konstatuar edhe dëmtime në kokë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar para vdekjes.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
BRASIL | A investigação sobre a morte de Maria Clara Aguirre Lisboa, uma menina de 5 anos encontrada enterrada no quintal de casa em outubro de 2025, teve novos desdobramentos após a divulgação do laudo do Instituto Médico Legal#itapetininga #policia #seguranca #brasil pic.twitter.com/YBsPAZLX5P
— Jornal NH (@jornalnh) April 29, 2026


