Zbulohet arsyeja/ Ja pse u thirr në SPAK Mirela Kumbaro

Aktualitet

Zbulohet arsyeja/ Ja pse u thirr në SPAK Mirela Kumbaro

Ministrja Mirela Kumbaro është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka dhënë dëshmi lidhur me një çështje që ka të bëjë me stadiumin “Air Albania”.

Pas përfundimit të seancës, Kumbaro u shpreh shkurt për mediat se ishte thirrur në cilësinë e personit në dijeni dhe jo si e dyshuar apo e pandehur në hetim.

“Isha në cilësinë e personit në dijeni për një çështje që lidhet me stadiumin Air Albania”, deklaroi ajo, pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e dëshmisë.

Kjo është hera e parë që Kumbaro paraqitet pranë prokurorëve të posaçëm. Ajo është një nga figurat më jetëgjata në qeverisjen e Edi Ramës, duke mbajtur për vite postin e ministres së Kulturës, ndërsa prej shtatorit të vitit të kaluar ushtron detyrën e ministres së Arsimit

ME TE LEXUARAT