Tërmeti i foftë në Turqi, shemben ndërtesat, disa të plagosur
Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir të Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime te qytetarët.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, deri tani raportohet për katër persona të plagosur, të cilët po marrin trajtim mjekësor dhe nuk janë në rrezik jete.
Lëkundja kryesore ndodhi në orën 19:53 me orën lokale dhe u ndje në disa qytete të mëdha, përfshirë Izmirin, Bursën dhe deri në Stamboll. Menjëherë pas saj, zona u trondit nga një seri pasgoditjesh, përfshirë një tërmet 4.6 ballë në orën 20:01, si dhe dy të tjerë me magnitudë 4.1 dhe 4.0 brenda pak minutash. Në total, janë regjistruar shtatë paslëkundje mbi magnitudën 3.0, shkruan A2 CNN.
Raportohet se disa ndërtesa janë shembur, përfshirë të paktën një në qytetin e Sındırgı, ndërsa në zonën Serkan Sak janë rrënuar 10 ndërtesa. Në Stamboll, dy persona u nxorën të gjallë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit.
Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive ka aktivizuar planin kombëtar të reagimit ndaj katastrofave, duke dërguar ekipe dhe mjete nga dhjetë provinca për operacionet e kërkim-shpëtimit.
Tërmeti i fortë godet Turqinë
Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi mbrëmjen e sotme rajonin e Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar panik në disa qytete.
Sipas të dhënave zyrtare, lëkundja u regjistrua në orën 19:53 me orën lokale, në një thellësi prej vetëm 10 kilometrash.
Epiqendra ishte rreth 44 kilometra në juglindje të qytetit Balıkesir, me një popullsi prej rreth 238 mijë banorësh, dhe vetëm 14 kilometra në jug-jugperëndim të Bigadiçit, një qytet me rreth 15 mijë banorë.
Autoritetet turke ende nuk kanë raportuar për dëme materiale apo viktima, por duke marrë parasysh fuqinë dhe thellësinë e tërmetit, ekziston shqetësim për dëme në zonat më pranë epiqendrës.