Drejtori i AKU Shkodër u dhunua me sende të forta/ Policia jep detaje: Ramir Haderi deklaroi se…

Aktualitet

Drejtori i AKU Shkodër u dhunua me sende të forta/ Policia jep detaje:

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për dhunimin e drejtorit të AKU-së, Ramir Haderi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:30 ai është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore, ku ka deklaruar se është goditur me sende të forta nga një shtetas i paidentifikuar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa autorët mbeten ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak


Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT