Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Kam ecur me 800 mijë dollarë në makinë në kohën e bandave

Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Kam ecur me 800 mijë dollarë

Në procesin gjyqësor për pasuritë e sekuestruara, ka dëshmuar Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj, i njohur si “mbret” i lojërave të fatit, i cili prej 4 vitesh rezulton i zhdukur.

Gjatë dëshmisë së tij, Martinaj ka folur për jetën dhe formimin e të birit, duke deklaruar se ai ka studiuar fillimisht në Itali.

Sipas tij, Ervisi më pas është kthyer në Shqipëri për të jetuar pranë familjes dhe ka vazhduar studimet, ndonëse nuk i ka përfunduar të gjitha provimet.

“Visi fillimisht ishte student në Parma të Italisë, rreth vitit 2000-2001. Shkoi me bursë studimesh, studioi ekonomi dy vjet në Itali. Vajzat ishin në shkollë Shqipëri, kur vajzat filluan studimet Visi u transferua që të rrinte me të motrat, u transferua në Tiranë. Pastaj më vonë u martuan. Banesa u mor mos gaboj fundi i 2005. Visi ka qenë mbi mesataren me studimet. Dëshironte të shkonte në shkollë në Itali. I la përgjysmë studimet në Itali dhe erdhi në Tiranë tek të motrat. Derisa shkoi në shkollë ishte shumë punëtor dhe i pëlqente pavarësia, në Itali nuk pati bërë asnjë punë. Mua më ka kërkuar ndihmë për të blerë shtëpi të përbashkët”, deklaroi Mustafa Martinaj.

Në dëshminë e tij, ai foli edhe për çështje familjare dhe financiare, duke përmendur blerje pronash dhe automjetesh për fëmijët, vajzat dhe djalin.

Ai gjithashtu pretendoi se ka lëvizur me shuma të mëdha parash në periudha të vështira në vitet 1999.

Kam blerë dy makina, një dy vajzave dhe një Visit. Për vajzat kam marrë kredi 12500 euro, makinë e vogël markë japoneze. Asnjë lloj shqetësimi nga djali s’kam patur. Kisha çelësat, dora e thatë nuk puthet. Jemi familje tradicionale malësore. Vazhdoi shkollën për ekonomi edhe pasi erdhi në Shqipëri, provimet nuk i dha, se ka marrë diplomën. Pati hapur vet i dyti, emrin s’ja kujtoj me e kërku emrin mund t’ia gjej, djalë nga Tirana, riparonin lodrat që luanin këta me kuaj. Mua që më sheh këtu, invalid siç isha, kam qarkulluar tek pull i vetëm nga Tirana me mbi 800 mijë dollar cash, karta e telefona në 12 të natës, në periudhën më të vështirë, në ‘99, bandat ishin rrugës. Kam pas një makinë 2400 i çoja në bagazh, në Rubik e Rrëshen, ishin paratë e aktivitetit tim. UFT ishte institucion privat, Unioni Financiar i Tiranës, aty merrja shumat. As edhe një gërvishtje smë ka ndodhur, kam luajtur me kokën time, u ndodhin të tjerëve incidente”, dëshmoi Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt.

ME TE LEXUARAT