Turi Çiklistik i Shqipërisë/ ‘Paralizohen’ rrugët në Vlorë! Dhjetëra automjete të bllokuara

Aktualitet

Turi Çiklistik i Shqipërisë/ ‘Paralizohen’

Rrugët në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës janë bllokuar këtë të enjte për shkak të zhvillimit të etapës së radhës së “Turit Çiklistik të Shqipërisë”.

Dhjetëra automjete kanë mbetur në trafik për rreth 45 minuta, duke krijuar radhë të gjata dhe pakënaqësi tek drejtuesit e mjeteve.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, qarkullimi është ndalur pothuajse plotësisht në disa akse, ndërsa qytetarët janë detyruar të presin në automjete deri në rihapjen e rrugëve.

E bllokuar ka qenë edhe autostrada Novoselë–Vlorë, një nga rrugët kryesore hyrëse në qytet.

Një ditë më parë u zhvillua etapa e tretë e garës, ku fitues doli çiklisti zviceran Guillaume Haldimann, i ndjekur nga holandezi Niels Reemeijer dhe rumuni Cristian Raileanu.

 

ME TE LEXUARAT