Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë! Pritja e veçantë me ngjyrat kuqezi në Tokio

Politikë

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë! Pritja e

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Tokio pas vizitës zyrtare në Korenë e Jugut, ku është pritur me flamurin shqiptar dhe atë japonez.

Vizita do të zgjasë deri më 23 maj dhe ka si qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Japoni, Rama pritet të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren japoneze Sanae Takaichi, si edhe një vizitë kortezie me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Eisuke Mori.

Ai do të marrë pjesë edhe në aktivitete në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ku do të flasë për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe rolin e partneriteteve ndërkombëtare.

Axhenda përfshin gjithashtu takime me përfaqësues të biznesit dhe institucioneve ekonomike japoneze, përfshirë JETRO.

ME TE LEXUARAT