I njohur si “Bazholi” dhe në kërkim nga Italia për dosjen “Ura”, BKH arreston Adi Çobën

Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar Adi Çobën, i njohur si “Bazholi”, i cili kërkohet nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen “Ura”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në operacion nuk ka marrë pjesë Policia e Shtetit, ndërsa ndalimi është kryer nga strukturat hetimore të posaçme.

Kujtojmë se në Komisionin parlamentar, kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar sot se po shqyrtohet krijimi i një strukture të posaçme brenda Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas tij, ngritja e kësaj strukture do të ketë për qëllim ndjekjen e personave të shpallur në kërkim, pasi sipas deklarimeve, Policia e Shtetit nuk po arrin t’i kapë në disa raste.


