Gara për kryesinë e PD, Berisha lë jashtë ata që e mbështetën gjatë Rithemelimit (EMRAT)
Lajmifundit
/
1 Korrik 2026, 23:03
Politikë

Nga 17 anëtarë të zgjedhur që kishte kryesia e PD-së në katër vitet e fundit, Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën e tyre.
Nëntë anëtarë, mbështetës të Berishës në ditët e para të Foltores dhe Rithemelimit nuk do të jenë anëtarë të zgjedhur të kryesisë së re të dalë nga Këshilli Kombëtar.
Kështu, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe deputetët Bardh Spahia, Eno Bozdo dhe Ina Zhupa mbeten jashtë këtij forumi të rëndësishëm të demokratëve.
Anëtarët e kryesisë që mbetën jashtë
Aldo Bumçi
Bardh Spahia
Eno Bozdo
Fatbardha Kadiu
Florion Mima
Ina Zhupa
Jozefina Topalli
Sorina Koti


