Me kallashnikov në makinë për ta shitur, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, në kërkim një tjetër

Aktualitet

Me kallashnikov në makinë për ta shitur, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar për tentativë shitjeje të armës së zjarrit kallashnikov dhe ka identifikuar bashkëpunëtorin e tij.

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Pezë Helmës – Ndroq, u arrestua në flagrancë E. H., 25 vjeç, banues në Kurbin, i cili lëvizte me automjet dhe dyshohet se po përgatiste shitjen e një arme zjarri tip kallashnikov me municion.

Nga veprimet hetimore është identifikuar bashkëpunëtori i tij, F. C., 19 vjeç, banues në fshatin Pezë, ndërsa policia po vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT