Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush kursenë shumë, dhe nxjerrë nga paga një kontribut, e dyfishon shteti

Nga takimi në një kompleks industrial në Durrës, kryeministri Edi Rama tha se qeveria po përgatit një skemë të re pensionesh.
Kreu i qeverisë tha se kush do të kursejë më shumë për pensionin, mund të japë një kontribut nga paga, dhe të njëjtën shumë, shteti do e dyfishojë.
“Jemi duke përgatitur një skemë të re pensionesh. Duke u dhënë mundësi njerëzve që duan të kursejnë më shumë për pensionet, për të dhënë një kontribut, të cilin shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë. Pra, nëse dikush do të nxjerr nga paga një euro për pensionin, shteti do të vendosë një euro tjetër. Kështu do bëhen dy euro dhe, natyrisht, kjo do të jetë e kombinuar. Fondi i pensioneve do të fillojë të marrë formë dhe të garantojë qoftë ata që investojnë te fondi, por edhe lidhjen mes privatit dhe punonjësit”-tha Rama.
Kryeministri tha se gjithmonë e më shumë rritet nevoja për specialistë në fusha të caktuara.
Ajo që po shohim në këtë kohë, ku teknologjia po zëvendëson njeriun, është nevoja për burime të specializuara njerëzore. Robotët nuk do të arrijnë dot të plotësojnë të gjitha nevojat e burimeve njerëzore. Sot nuk është më pyetja sa mund të paguaj, por sa je në gjendje të bësh punën që kam nevojë dhe të paguaj pa problem. Nuk është më koha që kompanitë të kursejnë te pagat, por te specialistët” – u shpreh Rama./TCH


