Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare 62-vjeçare, Merita Qemali.
Viktima po udhëtonte me një automjet tip “Ford” së bashku me partnerin e saj 49-vjeçar, djalin 10-vjeçar dhe motrën 47-vjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti i tyre është përplasur me një kamion që po lëvizte me shpejtësi të ulët për shkak të një gome të shpërthyer. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkatërruar pjesën e përparme të makinës.
62-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda. Dy nga pasagjerët mbetën të bllokuar në automjet dhe u nxorën nga zjarrfikësit.
Drejtuesi i mjetit, 49 vjeç, është operuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa motra e viktimës gjithashtu është në gjendje kritike pas ndërhyrjes kirurgjikale.
Fëmija 10-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


