“Kartë për ndihmën ekonomike”/ nis rritja e pensioneve dhe program ushqimor për familjet në nevojë

Aktualitet

“Kartë për ndihmën ekonomike”/ nis rritja e

Kryeministri Edi Rama njoftoi se tashmë do të nisë rritja sistematike e pensioneve, duke theksuar se ky hap është mundësuar falë përmirësimit të ekonomisë dhe menaxhimit më të mirë të buxhetit.

Sipas tij, pensionet do të rriten gradualisht deri në nivele të qëndrueshme për standardet e Shqipërisë.

Rama prezantoi gjithashtu një program të ri për familjet me ndihmë ekonomike, ku përfituesit do të pajisen me kartë për të blerë ushqime bazë në pika të përcaktuara, duke garantuar që ndihma të shkojë direkt te nevojat thelbësore dhe të mos përdoret për pijet alkoolike ose bixhozin.

ME TE LEXUARAT