E rëndë në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën brenda në shkollë

Nje ngjarje shume e rende ka ndodhur diten e sotme ne Durres.
Nje 17 vjecar humbi jeten brenda ne shkolle, ndersa policia nuk vonoi te deklaroje se ngjarja ka ardhur si pasoje e arrestit kardiak.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në palestrën e shkollës “Marie Kaçulini”, e cila aktualisht përdoret pasdite për zhvillimin e mësimit nga gjimnazi publik “Gjergj Kastrioti”, pas dëmtimit të këtij të fundit nga tërmeti dhe procesit të rindërtimit.
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.


