Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

Aktualitet

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë

Mesditën e sotme pritet të mblidhet Bordi i Transparencës për karburantet, ku çmimi i naftës pritet të shkojë 230 lekë/litër.

Në bursën e Londrës, Brentatë një fuçi naftë e papërpunuar po tregtohet mesatarisht për 110 dollarë/fuçi ,ndërsa në bursën Platts të Mesdheut nafta e përpunuar kushton 1.420 dollarë për fuçi.

Aktualisht nafta tregtohet me 218 lekë dhe pritet që të shkojë përtej kufirit të 230 lekëve, që automatikisht aktivizon uljen me 20% të akcizës së naftës, sipas vendimit të qeverisë.

Akciza sot pa TVSH është 39.4 lekë dhe efekti i kësaj uljeje pritet të jetë vetëm rreth 8 lekë pa TVSH dhe 9.5 lekë, përfshirë.

TVSH-në, duke mos arritur të amortizojë as rritjen e ditës së fundit të naftës në Bursa.

 

ME TE LEXUARAT